Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Eksperti Obertinca flet për gjendjen mendore të Granit Plavës

GD
Gazeta Demos22 shtator 2025 në 11:05
Eksperti Obertinca flet për gjendjen mendore të Granit Plavës

Në vazhdim të gjykimit për vrasjen e Liridona Ademajt, ku të akuzuar janë Naim Murseli, Kushtrim Kokalla, dhe Granit Plava, në seancën e sotme ka dëshmuar edhe eksperti Bujar Obertinca.

Ai është pyetur edhe për gjendjen mendore të të akuzuarit, Plavës.

Sipas Obertincës, gjatë ekzaminimit psikiatrik, Plava ka deklaruar se kishte pësuar një aksident me motor dhe kishte marrë trajtim në Spitalin e Mitrovicës.

Kjo është konfirmuar edhe nga babai i tij. Megjithatë, ekspertiza ka përjashtuar çdo ndikim të mundshëm në gjendjen e tij mendore si pasojë e atij aksidenti.

“Është konstatuar se nuk ka pasur ndonjë dëmtim në tru. Aksidenti ka kaluar pa ndonjë pasoje serioze dhe truri i tij ka funksionuar mirë e pa telashe”, tha ai.

Avokati i Plavës, Skënder Gojani, kërkoi sqarim nëse ekspertiza ishte bazuar në të gjitha të dhënat e disponueshme dhe pse nuk janë trajtuar disa aspekte si përdorimi i substancave narkotike apo traumat.

Në përgjigje, eksperti tha se Granit Plava ka pranuar se ka qenë përdorues i kokainës dhe alkoolit, por theksoi se në kohën e kryerjes së veprës penale nuk janë vërejtur manifestime apo simptoma që lidhen me ndikimin e substancave.

“Ai ka pranuar që ka përdorur kokainë dhe alkool, por në kohën e veprës nuk ka pasur manifestime të ndonjë gjendjeje të shkaktuar nga substancat”, sqaroi Haxhibeqiri.

Më shumë nga Lajme

  • 09:21MINT publikon çmimet: Kaq kushton litri i naftës sot
  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona
  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare
  • 08:18Sa janë pritjet në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare