Eksperti i energjisë, njëherësh drejtori ekzekutiv në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi, ka treguar për “Betimi për Drejtësi” se si gazi natyror i lëngshëm (LNG), e kishte zanafillën te Marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar në shtator të vitit 2020 nga ish-kryeministri Avdullah Hoti.
Ejupi sqaroi se plani kryesor i mbështetur nga SHBA-ja dhe i financuar me 200 milionë dollarë grant nga MCC-ja, synonte të shpëtonte fabrikat e mëdha si Feronikeli, Sharrcemi dhe Trepça nga kriza e çmimeve të rrymës.
Megjithatë, ky projekt u refuzua nga Kryeministri Albin Kurti në vjeshtën e vitit 2021, me arsyetimin se Kosova ka thëngjillin.
“…. domethënë marrëveshja e Uashingtonit të cilën e ka nënshkruar ish-kryeministri Hoti, domethënë e prek edhe fushën e energjisë. Edhe në qeverinë, domethënë më së mirë me pyet edhe ish-kryeministrin Hoti që ka qenë protagonist, domethënë në atë kohë janë biseduar për projektet e cilat ka pasur me bërë me gazin e lëngshëm, LNG që është, që është Amerika momentalisht është prodhuesi më i madh i atij nga gazit edhe ka qenë projekti që në Aleksandërpollis të Greqisë me ardhur një gazsjellës i cili kalon nëpër Greqi, Maqedonia e Veriut, nga Maqedonia e Veriut me shkuar nëpër Kosovë, edhe Kosovë tranzit me shkuar prej Kosove në Serbi edhe prej Kosove në Mal të Zi. Domethënë ky ka qenë plani kryesor. MCC-ja i ka ndarë 200 milionë për projektin e gazsjellësit si ndihmë se ajo ka kosto më e shtrenjtë që me lidh pjesën e gazsjellësit prej Maqedonisë deri në Kosovë. E prej Kosove tani me shku ose tranzit ose ideja ka qenë që me u … Tani pjesa e sekondare, përveç MCC-së, se kjo kosto më e madhe ka qenë që kur vjen gazi në Obiliq apo në Ferizaj, ku mundesh, ti mundesh me bë një termocentral edhe mënyra që industritë e mëdhaja që janë në Kosovë, Sharcemi, Feronikeli, atëherë ka punuar Feronikeli edhe Trepça, mos me përdorur energji elektrike si burim të energjisë, po me përdorur gazin, e cila kosto e ka përafërt ose më e lirë”, tha Ejupi për “Betimi për Drejtësi”.
