Në emisionin “Politiko”, profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Edward P. Joseph, ka folur për zhvillimet politike në Kosovë, dialogun me Serbinë dhe raportet me SHBA-në dhe BE-në.
Ai theksoi se situata aktuale politike në Kosovë është e brishtë dhe se mungesa e stabilitetit institucional po e dëmton pozicionin ndërkombëtar të vendit.
Joseph ka paralajmëruar se asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të përballojë një përplasje me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar SHBA-në si partnerin kyç për sigurinë dhe shtetësinë e Kosovës.
Sipas tij, çdo ftohje e marrëdhënieve me Uashingtonin ka pasoja direkte politike dhe diplomatike.
Ai e përshkroi situatën e brendshme si krizë artificiale politike, duke kritikuar polarizimin dhe mungesën e koordinimit institucional.
