Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Edhe Supremja ia vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

GD
Gazeta Demos5 gusht 2026 në 16:13
Edhe Supremja ia vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Gjykata Supreme ka marrë vendim, me të cilin ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtjes së të akuzuarit Jon Hoti, i cili është dënuar me 24 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e dyfishtë më 13 nëntor 2024 në Klinë.

I akuzuari Hoti ishte shpallur fajtor nga Themelorja në Pejë më 30 maj 2025 dhe ishte dënuar me dënim unik prej 24 vite e gjysëm burgim për vrasje të dyfshitë më 13 nëntor 2024 në Klinë. Vendimin e Themelores më pas e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndërkaq, Gjykata Supreme përmes vendimit të 10 qershorit 2026, ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësit të të dënuarit Jon Hoti, avokatit Jeton Maqedonci.

Maqedonci kishte parashtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, me pretendimin për shkelje të dispozitave të procedurës penale, shkelje të cilat kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor. Ka kërkuar që lënda të kthehet në rigjykim apo që Hotit t’i shqiptohet dënim më i butë.

Përmes kërkesës, avokati ka pretenduar se duke mbajtur në fuqi dënimin unik prej 24 vite e gjysmë burgim, nuk e kanë zbatuar në mënyrë reale parimin e individualizimit të dënimit dhe rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit.

Gjithashtu, sipas tij, gjykata e shkallës së parë dhe ajo e dytë, si rrethanë të vetme rënduese kanë marrë për bazë pasojën e shkaktuar- përkatësisht dy viktima, kështu që nuk kanë reflektuar në mënyrën e arsyetuar dhe të matshme peshën subjektive të fajit dhe rrethanat personale të të pandehurit si faktor vendimtar në individualizimin e dënimit, si dhe nuk kanë arsyetuar fare rrethanat rënduese dhe të njëjtat i kanë mbivlerësuar ndërsa kanë minimizuar rrethanat lehtësuese

Po ashtu, Maqedonci ka pretenduar se gjykata e ka dënuar të mbrojturin e tij me dënim me burgim efektiv të lartë, edhe pse ai kishte pranuar fajësinë në fazat e procedurës paraprake.

Kurse, Prokurori i Shtetit përmes shkresës kishte propozuar që kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, të refuzohet si e pabazuar.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

burgimgjysmëklinë

Të ngjashme

I dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim, kapet nga Policia në Fushë Kosovë

I dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim, kapet nga Policia në Fushë Kosovë

16:44
“Shqiptoi 81 vjet burgim në ditëlindjen e 81-të të tij”

“Shqiptoi 81 vjet burgim në ditëlindjen e 81-të të tij”

11:55

Më shumë nga Lajme

  • 14:34“Liri për çlirimtarët”, shqiptarët në New York protestojnë për katërshen e UÇK-së
  • 14:28Kurti kërkon që "Bondsteel" të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane në Kosovë
  • 14:27Vetura godet një fëmijë në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në spital
  • 14:26Tubim paqësor kundër vendimit të Speciales edhe në Karlsruhe
  • 14:26Protestë edhe në Itali në kundërshtim të vendimit të Speciales