Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Edhe 8 ditë kohë, ende pa emër të presidentit

GD
Gazeta Demos24 shkurt 2026 në 23:33
Edhe 8 ditë kohë, ende pa emër të presidentit

Me vetëm tetë ditë në dispozicion, procesi për zgjedhjen e presidentit të ri ka hyrë në një fazë vendimtare. Krejt çka tha dje kryeministri, Albin Kurti, ishte ajo se duhet një konsensus trepalësh në mes të Vetëvendosjes, PDK-së e LDK-së.

Profesori universitar, Dorajet Imeri, vlerëson se thelbësore është të kuptohet se presidenti zgjidhet me votat e Kuvendit dhe përfaqëson unitetin e vendit, përtej ndarjeve partiake. Sipas tij, më i rëndësishëm se emrat konkretë është arritja e një ujdie mes spektrit politik në vend.

“Presidenti bëhet kur i ka votat e Kuvendit të Kosovës, çdo formulim tjetër është përtej kësaj. Prandaj çka është e rëndësishme për skenën tonë politike është që të kuptojë drejt që votimi i dikujt për president të Republikës është votim i presidentit që është përtej partive politike, dhe përtej raportit pozitë e opozitë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Por, natyrisht është e vlefshme të kuptohet që votat i merr ai që ka përkrahje në Kuvendin e Kosovës. Kjo është gjëja e dytë e rëndësishme po aq sa edhe emrat për të cilët ne po flasim”, tha Dorajet Imeri, politolog.

Ndërkaq analisti politik, Sadik Zeqiri, po konsideron se situata është e ndërlikuar pasi ende nuk ka asnjë emër të propozuar për president të ri të vendit, derisa kanë mbetur vetëm edhe 8 ditë brenda afatit kushtetues.

“Edhe pse duhet që propozimi të shkojë nga partia më e madhe, edhe pse ajo ka hequr dorë që të bëjë propozime dhe këtë ua ka lënë në dorë pothuajse dy partive tjera opozitare, Lidhjes Demokratike dhe Partisë Demokratike. Megjithatë duhet një konsensus i përgjithshëm dhe unë mendoj që zgjedhja më e mirë do të jetë nëse do të bëhej një ristrukturim i qeverisë dhe përfshihen njerëz nga subjektet politike në qeverinë të cilën e udhëheqë Kurti për të nxjerr një kandidat potencial, një kandidat qëi merr numrin e mjaftueshëm të votave”, tha Sadik Zeqiri analist politik

Sipas Kushtetutës, në dy raundet e para për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota nga 120 deputetë, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota. Çdo kandidat duhet të sigurojë të paktën 30 nënshkrime për të hyrë në garë.

Mandati i Presidentes përfundon në fillim të prillit, ndërsa presidenti i ri duhet të zgjidhet deri më 4 mars. Në të kundërtën, vendi rrezikon të hyjë në një krizë të re politike

Presidenca

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut