Një grua është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht rejën e saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00. Nuk raportohet për persona të lënduar.
“Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, thotë PK.

