Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes që lamë pas në Piacenza, ku një 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, vdiq pasi ra nga ballkoni i banesës ku jetonte me bashkëshortin e saj.
Siç raporton Euronews.al, rasti dyshohet të ketë qenë një aksident tragjik, dhe jo një veprim i qëllimshëm apo pasojë e ndërhyrjes së personave të tretë.