Një ngjarje e rëndë e cila ka ndodhur sot në Shkup, i ka alarmuar autoritetet atje.
Foshnja e braktisur është gjetur në një park në zonën e Shutkës mbrëmjen e 15 qershorit 2026.
Sipas Policisë, rasti është raportuar në orën 19:30 nga A.S. nga Shkupi, i cili ka njoftuar se në një ulëse parku ka hasur një foshnjë rreth 7–8 muajshe të lënë vetëm. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore, ndërsa foshnja është transportuar nga Ndihma e Shpejtë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku është konstatuar se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa lëndime, shkruan Tetovasot
