Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E konfirmon ZRRE-ja: Në mars merret vendimi për tarifat e reja energjetike

GD
Gazeta Demos23 dhjetor 2025 në 13:04
E konfirmon ZRRE-ja: Në mars merret vendimi për tarifat e reja energjetike

Zyra e Rregullatorit për Energji e ka konfirmuar se në muajin mars do të merret vendimi për tarifat e reja energjetike të cilat do të hyjnë në fuqi në muajin prill.

ZRRE tha se aplikimet për të hyrat e lejuara nga operatorët dhe furnizuesit e licencuar pritet të dorëzohen gjatë muajit janar.

“ZRRE ju informon se procesi i shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike zhvillohet në disa faza rregullative. Aplikimet për të hyrat e lejuara nga operatorët dhe furnizuesit e licencuar pritet të dorëzohen gjatë javës së tretë të muajit janar 2026, pas së cilës ZRRE do të bëjë shqyrtimin rregullativ. Vendimi përfundimtar për tarifat pritet gjatë muajit mars 2026, ndërsa zbatimi i tarifave të reja, do të fillojë nga muaji prill 2026, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjen e tyre për RTV21.

Aktualisht konsumatorët që shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kilovat brenda një muaji paguajnë 9.05 centë për kilovat nga 7.79 centë sa ishte vitin e kaluar. Ndërkohë, ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë brenda një muaji, paguajnë 15.43 centë për kilovat nga 13.29 centë sa ishte vitin e kaluar. Ndërkohë, nga muaji maj konsumatorët e energjisë elektrike do të pranojnë faturat e tyre me tarifa të reja të cilat pritet të hyjnë në fuqi në prill të vitit 2026.

ZRRE

Më shumë nga Lajme

  • 18:30Vdes mësuesi veteran, veprimtari dhe atdhetari Rrustem Islamaj nga Isniqi i Deçanit
  • 18:25Pal Lekaj: “Kjo Qeveri është anti-UÇK”
  • 18:13Beteja s’ka mbaruar”/ Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, djali i Hashim Thaçit: Vendimi na ka lënduar, por nuk na mposht
  • 17:50Lladrovci: Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra!
  • 17:50Policia gjermane shpall në kërkim 23-vjeçarin nga Vushtrria, dyshohet për vrasjen e një 15-vjeçari