Prokurori Matt Halling gjatë deklaratës përfundimtare, duke folur për Rexhep Selimin, tha se ai ka marrë pjesë në kryerjen e krimeve.
Madje, prokurori shtoi se ishte përgjegjës për disa emërime dhe shkarkime. Përveç kësaj, ai tha se kushëririn e tij, Sylejman Selimin, e emëroi tashmë i akuzuari dhe Shtabi i Përgjithshëm vetëm për të kryer krime me njerëzit e tij në Likoc, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Madje, Halling shtoi se i akuzuari kishte aftësinë për të trajtuar sjelljen e vartësve të tij.
“Selimi kishte aftësinë dhe informacionin për të trajtuar sjellje e vartësve të tij dhe ai ndërmori hapa për të hequr dikë si komandant Drini dhe jo dikë si Sylejman Selimi i cili ishte emëruar nga Rexhep Selimi dhe Shtabi i Përgjithshëm vetëm për të kryer krime me njerëzit e tij në Likoc. Rexhep Selimi nuk bën asgjë për të ndaluar kushëririn e tij Sylejmanin dhe provat për praninë e Selimit tek të ndaluarit dhe keqtrajtuarit në Likoc i dha atij edhe më shumë informacion për të ndërhyrë. Por, Drini u hoq dhe Sylejmani u bë komandant i përgjithshëm. Mekanizmi i llogaridhënies është kthyer komplet mbrapsht dhe kjo është e qëllimshme”, tha prokurori.
Po ashtu, Mat Halling mori një shembull ku një dëshmitar kishte thënë që kinse Selimi ka thënë se “do i vras me duart e mia të gjithë ata që janë me Rugovën”.
