Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këta janë ministrat e Kurtit që do ta ndjekin nga afër seancën për çlirimtarët

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 16:42
Këta janë ministrat e Kurtit që do ta ndjekin nga afër seancën për çlirimtarët

Sytë janë drejtuar tashmë nga Haga. Të mërkurën, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, pritet të shpallet verdikti i shkallës së parë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Pas një procesi gjyqësor disavjeçar, vendimi i trupit gjykues pritet me interesim të madh, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Hagë dhe më gjerë.

Nga Qeveria e Kosovës është konfirmuar se të pranishëm në Hagë ku do ta përcjellin seancën pritet të jenë zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca dhe Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka. Mësohet se Konjufca e Hoti pritet të jenë të pranishëm në galerinë e Dhomave të Specializuara prej ku do të përcjellin shpalljen e verdiktit.

Ndërkohë, në Hagë tashmë kanë mbërritur familjarë të të akuzuarve, por edhe qytetarë të shumtë nga Kosova dhe diaspora. Ata pritet të marrin pjesë nesër në tubimin e paralajmëruar në Hagë dhe në ditën kur do të shpallet vendimi.

RTK ka mësuar se interesimi për këtë proces është i lartë edhe në mesin e përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar. Një numër i konsiderueshëm diplomatësh pritet ta ndjekin nga afër seancën e së mërkurës.

I madh është edhe interesimi i mediave. Gazetarë dhe ekipe televizive nga Kosova dhe jashtë saj kanë mbërritur në Hagë për ta përcjellë drejtpërdrejt momentin e shpalljes së verdiktit.

Edhe Radiotelevizioni i Kosovës do ta përcjellë nga afër këtë proces, brenda dhe jashtë objektit të Gjykatës Speciale, përmes ekipeve të saj, duke sjellë për publikun zhvillimet dhe atmosferën nga Haga.

Kështu, vëmendja tashmë është përqendruar në Hagë, ku të mërkurën pritet të shkruhet një nga kapitujt më të rëndësishëm të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

pritetseancënhagë

Të ngjashme

Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!

Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!

16:16
“Ngjarje tektonike” – Reuters për verdiktin që pritet ndaj Thaçit në Hagë

“Ngjarje tektonike” – Reuters për verdiktin që pritet ndaj Thaçit në Hagë

15:06
Emrat e 15 kandidatëve për deputetë që pritet t’i zëvendësojnë ministrat e Qeverisë Kurti 4

Emrat e 15 kandidatëve për deputetë që pritet t’i zëvendësojnë ministrat e Qeverisë Kurti 4

21:28
“Luftë online” para aktgjykimit në Hagë, profilet false synojnë tensione në Kosovë

“Luftë online” para aktgjykimit në Hagë, profilet false synojnë tensione në Kosovë

16:03

Më shumë nga Lajme

  • 17:33“Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik
  • 17:26Numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara në Evropë arrin një nivel rekord
  • 17:06Mbeti me dy nxënës, mbyllet një shkollë në Korçë
  • 17:04Formimi i Qeverisë dhe Kuvendit, ja çka thojnë nga BE
  • 16:57"Liria ka Emër" mban konferencë për media