Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E dhimbshme, viktima e dhunës seksuale tregon se fajësohet edhe nga fëmija i saj për atë që i ndodhi në luftë

GD
Gazeta Demos7 gusht 2025 në 23:09
E dhimbshme, viktima e dhunës seksuale tregon se fajësohet edhe nga fëmija i saj për atë që i ndodhi në luftë

Një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka dhënë një dëshmi për traumat që ka përjetuar jo vetëm nga dhuna e ushtruar nga forcat serbe, por edhe nga refuzimi e braktisja që ka përjetuar nga vetë familja pas luftës.

Në një intervistë në Debat Plus, ajo tregon se si, pasi ishte përfshirë në kolonën e civilëve të dëbuar, ishte çuar në Maqedoni, në kampin e Qegranit, ku qëndroi për më shumë se dy muaj bashkë me vjehrrën dhe familjarë të tjerë.

Por dhimbja e saj më e madhe erdhi pas kthimit në Kosovë, kur u përball me përçmimin e djalit të saj të vogël, i cili kishte qenë pjesëtar i UÇK-së.

“Po, djali i madh edhe djali i vogël. Djali i vogël s’um do hiç. Thotë shko kah dush, s’të kam kurgjo ty. Pse s’ke pranu mu vra. Thashë, po s’um kanë vra. Me vra, s’um kanë vra, thashë, po çka kam më ba…

Çka m’tha djali? Pse s’ke pranu m’u vra? Thashë, me m’vra s’dashten. Si u ktheva në shpi, që u kthymë, meniherë qashtu m’tha. Qashtu valla ma bani, tha, ti s’ki cka lypë, shko ku dush. Ku me shku, tashë unë. Kush um bon strehim”, ka thënë ajo.

Gruaja e re që ishte me të në të njëjtën dhomë, pra reja e saj, ishte gjithashtu viktimë e dhunës seksuale, por as ajo nuk kishte gjetur mirëkuptim nga bashkëshorti.

“Djali i madh, ai qashtu mahet as anej as anej diqysh. Ai u da, nuk osht ma me mu. Unë me kit të voglin jam, po ky duhet me kuptu. Edhe gruja e vet qashtu i ka ndodhë, edhe grus’ të vet… Bashkë me mu, me ni dhomë jena kanë, na kanë shti. Tash ajo shpija, ish kanë, s’ish kanë kërkush, e braktist’ ish kanë, edhe s’di sa dhoma qashtu.

Paj folim valla, bajmë bisedë ( me renë). Po thotë as mu, thotë, s’um don, vec eh, “ty po të maj qitu, se as ty s’të du” ja bo grus’ të vet. As ata s’e përkrah hic, hic, hic, hic. Katastrofë o ai far djali, s’di cka e ka gjetë ashtu u tranu.

Po këqyre tash, këta **** janë të egër shumë. Edhe normal që duhet me kanë të egër, po na faj s’kena pasë, me dëshirë s’jena hi aty, po pa dëshirë, na kanë… Mos vet kush. Mos vet cka na ka ndodhë neve, cka na ka ndodhë. O allah thejav qafen!”, ka shtuar ajo.

Ajo thotë se e kalon pjesën më të madhe të ditës e mbyllur në dhomën e saj, për shkak të dhimbjes dhe përbuzjes që përjeton thuajse çdo ditë.

“S’e vesin fmija, m’dojnë, gjyshe, gjyshe, më dojnë fmija. Amo ky që është kryesori, djali me m’përkrahë e me m’afru ngat veti, jo. Po i kom thanë kom me kërku një banesë diku edhe me dalë. “Shko qafen e thefsh, kurrë mos u kthefsh”, ma bon. Thashë kom me kërku dikun. Diku ni strehim, ni dhomë edhe ni banjo, tjetër sen s’du. Thashë qaty kom me shku edhe krytë bile qetësi sa t’jom gjallë”.

Më shumë nga Lajme

  • 11:38Gjenerali amerikan Wikoff: KFOR-i do të mbetet i pranishëm në zonat përreth Urës së Ibrit
  • 11:37Konjufca: VV-ja i ka emrat për president konsensual, po e presim LDK-në
  • 11:27VV-ja dorëzon në hetuesi pretendime të tjera për legalizime të paligjshme në Prishtinë
  • 11:26Siguria në shkolla, ZKA: Nga mbi 700 nxënës të anketuar, 33% thanë se përjetuan dhunë
  • 11:03Prokurori kërkon që Konjufca të shpallet fajtor dhe të dënohet, mbrojtja aktgjykim lirues