Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

E dhimbshme, punëtori që humbi jetën në KEK është një i ri nga Mitrovica, publikohet fotografia

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 15:27
E dhimbshme, punëtori që humbi jetën në KEK është një i ri nga Mitrovica, publikohet fotografia

Punëtori i KEK’ut, Arbenit Ahmeti, ka humbur jetën në vendin e tij të punës sot pasi ra në kontakt me tensionin elektrik.

Për vdekjen e tij njoftoi vetë KEK, duke thënë se organet kompetente janë duke trajtuar rastin dhe se rrethanat e aksidentit do të sqarohen në përputhje me procedurat përkatëse.

Fotografinë e tij e të riut e ka publikuar një portal lokal i Mitrovicës.

Njoftimi i plotë i KEK:

Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot, gjatë kryerjes së detyrave të punës, punonjësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbenit Ahmeti, ka pësuar një aksident të rëndë.

Sipas informatave fillestare, gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ai ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes janë ndërmarrë veprimet emergjente dhe punonjësi është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra.

KEK-u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmeti, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin.

Organet kompetente janë duke trajtuar rastin dhe rrethanat e aksidentit do të sqarohen në përputhje me procedurat përkatëse.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Arbenitin.


punëtorijetëndhimbshme

Të ngjashme

Vdes punëtori pasi u godit nga rryma gjatë vendosjes së dritave në një bredh

Vdes punëtori pasi u godit nga rryma gjatë vendosjes së dritave në një bredh

16:21

Më shumë nga Lajme

  • 18:18E tmerrshme në Shqipëri: 13-vjeçarja abuzohet seksualisht nga disa persona
  • 18:12"S'ndihem fajtore, djali e ka kry...", vjehrra e Arlinda Zekajt del me pranga nga Gjykata
  • 18:11Lista Studentore kundër Pavarësisë së Kosovës: Çfarë mbetet e “panjohur” për Kurtin?
  • 18:10Emri i diplomatit Frank Wisner në një segment të Unazës së Arbërisë, Rama: Mirënjohës ndaj atyre që na ndihmuan
  • 18:07Haziri: Presidentja aktuale s’kishte pranuar ta privatizonte KEDS-in, pastaj e bëri Mimoza-Kusari Lila