Zyrtarët e një banke në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, kanë raportuar në polici se kanë pranuar katër bankënota në vlerë nga 500 euro, të cilat dyshohet se janë falsifikuara.

Bazuar në informacionet e policisë, kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.