Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar në fshatin Zhitkovc të Zveçanit, ku një e mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00. Lidhur me rastin, një ditë më pas është arrestuar një i dyshuar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

