Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me trafikimin me njerëz në Kosovë.
Sipas Ramadanit, ky raport evidenton mangësi serioze në luftën kundër trafikimit në Kosovë.
“Më pak ndjekje penale, dënime të buta dhe viktima që nuk marrin mbështetjen e duhur. Është e dhimbshme kur shteti nuk arrin t’i mbrojë më të pambrojturit. Qytetarët nuk kanë nevojë për propagandë, por për siguri, drejtësi dhe një shtet që qëndron pranë tyre!”, ka shkruar ai.
