Vetëm dy ditë pas fitores ne zgjedhjet parlamentare, në Komunën e Graçanicës është zyrtarizuar një bashkëpunim. Leutrim Ajeti, mbështetës i hapur dhe eksponent i Lëvizjes Vetëvendosje, është emëruar sot Nënkryetar i Komunës për Komunitete.
Propozimi për emërimin e tij është marrë nga kryetari i kësaj komune, Novak Zivic. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ajeti përmes një postimi në rrjetet sociale:
“Te nderuar familjare, miq e dashamire
Me propozim te Kryetarit te Komunes z. Novak Zivic, sot Kuvendi Komunal ne Gracanice me emeroi Nenkryetar te Komunes per Komunitete per here te dyte radhazi.
