Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se në aksident është përfshirë një automjet dhe një person është lënduar
“Sot rreth ores 17:00 jemi njoftuar per nje aksident ne rrugën Prishtinë -Podujevë, ku është përfshirë nje automjet. Në aksident është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.