Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe ish-gjeneral i UÇK’së, ka publikuar pamje të incizuara menjëherë pas Masakrës së Rezallës.
Lushtaku pamjet i ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, ku thotë se pjesëtarët e UÇK’së menjëherë pas masakrës evidentonin viktimat. Ai publikoi këto pamje në përvjetorin e Masakrës së Rezallës, shkruan Insajderi.
“Pamje menjëherë pas masakrës së Rezallës, në të cilën flet dhimbja por edhe e vërteta. Mes emrave të trupave të pajetë, me zë të rënduar, evidentonim një nga një të rënët, që të mos harrohen kurrë”, thuhet në postim.
