Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për grupin punues që u formua për hartimin dhe bashkërendimin e një strategjie shtetërore lidhur me procedurat në shkallën e Apelit para Dhomave të Specializuara në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.
Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ai u shpreh kritik për mënyrën e funksionimit të partive, për çështjen e apelit.
“Nëse qiky është interes nacional, emëruesi më i vogël i përbashkët që ish dasht me na bashku krejtve është kjo... sepse narrativa për Kosovën po ndryshon - ku të shkosh kanë me të thanë ‘Ju e keni një president që është i denum për krime lufte…’. Ish dashtë që kur të hyjnë në takimin e grupit punues me e lanë bexhin e partisë jashtë dhe me thanë këtu jemi në funksion krejt…”- tha Ahmeti.
