Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka uruar Dr. Egzona Sh. Bytyqi, Dr. Gzim Buzhala dhe Dr. Atdhe Agaj për përmbylljen me sukses të specializimit në Onkologji.

Në mesazhin e saj, SHOK thekson se ky është një hap i rëndësishëm profesional dhe një përgjegjësi e madhe në shërbim të pacientëve onkologjikë, duke nënvizuar rolin kyç të mjekëve të rinj në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe trajtimit të kancerit në Kosovë.

“Ju dëshirojmë suksese të vazhdueshme, integritet profesional dhe punë të mbarë në misionin tuaj fisnik”, thuhet në urimin e SHOK.