Korriku i këtij viti ishte një muaj me temperatura mesatare dhe me reshje mesatare, krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare (1991-2020) në nivel shtetëror, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike pas analizës së matjeve dhe vëzhgimeve nga stacionet meteorologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Temperatura mesatare mujore në korrik varionte nga 18.0 gradë Celsius në Mavrovë deri në 27.2 gradë Celsius në Gjevgjeli.
“Krahasuar me temperaturat mesatare mujore të korrikut, për periudhën tridhjetëvjeçare (1991–2020), temperatura e këtij viti ishte mesatare në nivel shtetëror. Temperatura më e lartë maksimale në vend u mat më 20 korrik në Gjevgjeli dhe ishte 39.5 gradë Celsius. Temperatura më e ulët minimale gjatë muajit u mat në Berovë, më 10 korrik, dhe ishte 4.6 gradë Celsius”, njoftoi DPHM-ja.

