Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në Shqipëri ka caktuar gjyqtaren Irena Gjoka për të shqyrtuar në seancën paraprake çështjen penale në ngarkim të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Shorti elektronik i hedhur në GJKKO ka përcaktuar që dosja të shqyrtohet nga gjyqtarja Gjoka, e cila do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim ose jo.
Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzat për “korrupsion”, “pastrim parash”, si dhe “mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.