Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dosja “Metamorfoza”, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

GD
Gazeta Demos26 shkurt 2026 në 21:17
Dosja “Metamorfoza”, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me burg të Pëllumb Gjokës, një nga shtatë të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, që doli në dritë gjatë komunikimeve në Sky ECC.

SPAK kërkoi dënimin e Gjokës me 14 vite burgim, duke e akuzuar për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorian Dulin, Genc Tafilin dhe Ibrahim Licin.

Po ashtu, prokurori lexoi ndaj të pandehurit edhe akuza të tjera të grupit të strukturuar kriminal dhe korruptimit të ish-drejtorit të forcave operacionale, Oltion Bistri, i cili, siç ka rezultuar nga një gjykim ku Gjoka u veçua, ka marrë pafajësi për këtë akuzë.

Gjoka ka mbetur në të njëjtën varkë pretence me ish-shefin tjetër të policisë, Ardit Hasanbegaj, kundër të cilit u kërkua shpallja fajtor dhe dënimi me 8 vite burgim.

Nga viti 2023, kur SPAK njoftoi se kishte zbuluar “Metamorfozën” dhe shtatë të akuzuarit, një miksim mes anëtarëve të krimit, institucioneve dhe biznesit, dosja u veçua në episode. Vendimet e para u shpallën ndaj pesë të pandehurve: ish-funksionari i policisë Bistri, ish-prokurori Xhevahir Lita, si dhe Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Edmond Preka, që të gjithë përfitues të gjykimit të shkurtuar.

“Metamorfoza”, ndryshe dosja “1” e Sky ECC në Shqipëri, do të finalizohet sipas bonuesit të gjykimit të shkurtuar edhe për Gjokën, i cili, nëse gjendet fajtor, do t’i zbritet një e treta e dënimit. Aktualisht, një tjetër proces i shkëputur nga “Metamorfoza” vijon me gjykim të zakonshëm ndaj Pëllumb Gjokës, dhe aty ai dyshohet për vrasjen e Gjin Ndojit, kryer në vitin 2020, akuza të cilat ai i hedh poshtë./tch/

Më shumë nga Lajme

  • 16:29“Radio Policia”, Xhemaili akuzon pushtetin: Po sulmohen mediat ekzistuese për t’u hapur ato të kontrolluara nga zyra e Sveçlës
  • 16:28Zjarri në Tophane, shpërtheu në banjën e një banese
  • 16:27I jepet lamtumira e fundit dy viktimave nga tragjedia e Livoçit të Gjilanit
  • 16:23Hoti del në mbrojtje të Fidan Jupollit: Gjuha e linçimit e promovuar nga Kurti po drejtohet ndaj gazetarit
  • 16:07Në disa rajone të Kosovës vërehen më shumë raste të kancerit të mushkërive