Atë që e prezantuan në gjykatore, me shkrim e dorëzojnë të fundit.
Pas afër 4 muajsh nga dorëzimi, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë bëri publike dosjen finale përmes së cilës kërkon nga 45 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Kërkesën e kanë zbërthyer për secilën nga 10 pikat e aktit akuzues.
Prokuroria e portretizon deklaratën e Hashim Thaçit se kushdo që do të ishte në vendin e katërshes së UÇK-së do të bënte veprimet e njëjta, për çlirim, dhe se pa rezistencën e popullit nuk do të kishte Kosovë, si fjalim që minon çdo mundësi për ulje dënimi, raporton Klan Kosova.
Thotë se ky është tregues që asnjëri nga katër të akuzuarit, nuk kanë shprehur keqardhje për të bëmat në luftë, madje, komentohen edhe veprimet e tjera politike për arritjen e paqes.
