Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dosja e Prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh

GD
Gazeta Demos14 gusht 2026 në 10:28
Dosja e Prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh

Fehim Sali ka dalë sot më 14.08.2026 para Gjykatës Themelore në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit.

KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë Speciale ndaj të dyshuarit ku përshkruhen veprimet e të pandehurit.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se i pandehuri Fehim Sali nga një datë e pacaktuar e deri gjatë arrestimin e tij, me datë 13.08.2026, në territorin e Republikës së Kosovës dhe atë të Serbisë, me dashje dhe me qëllim të përfitimit material, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Republikës së Serbisë, i njohur si BIA, ka ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s.

Tutje, sipas dosjes, i dysharu Fehim Sali ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), dhe të njëjtit janë fotografuar nga i arrestuari me qëllim identifikimin e tyre.

Sipas PSRK-së, Sali ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit vehabi dhe personave të tjerë, e të cilët më pas i ka propozuar te zyrtari i BIA-s si objektiva të mundshme për kontaktim dhe rekrutim.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, i dyshuari Fehim Sali ka ndërmjetësuar për çështje dhe dokumente të lidhura me institucionet e Republikës së Serbisë, si dhe ka krijuar dhe mbajtur kontakte me persona me ndikim politik dhe shoqëror në Serbi dhe në Republikën e Kosovës, nga komunitetet jo shumicë, të cilëve këtyre të fundit edhe u ka ofruar udhëzime dhe orientime për mënyrën e veprimit politik, të gjitha këto me qëllim të sigurimit, mbledhjes dhe përcjelljes së informatave me interes për BIA-n serbe dhe realizimit të interesave të këtij shërbimi inteligjent të huaj.Sipas prokurorisë, përmes këtyre veprimeve, i pandehuri ka vepruar në kundërshtim me interesat shtetërore të Republikës së Kosovës, kështu duke cenuar dhe dëmtuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Ndryshe i dyshuari për spiunazh Fehim Sali është mësimdhënës nga qyteti i Dragashit.

Sali është arrestuar nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit, ndërsa sot në orët e paradites pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj tij.Fehim Salim është arrestuar më 13.08.2026 në njërën nga pikat kufitare të Kosovës. KALLXO.com nga burime brenda institucioneve të drejtësisë kishte mësuar se Fehim Sali është i arrestuari nga autoritetet e vendit për dyshime për spiunazh. Arrestimi i Sali u bë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës në pikën kufitare në Merdare, pikë kjo në Podujevë.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në pikën kufitare në Merdare të Podujevës, kanë arrestuar një shtetas të Republikës së Kosovës, me inicialet F. S., nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Spiunazh’”-  thuhej në njoftimin e Prokurorisë Speciale.


salifehimprokurorisë

Të ngjashme

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për përleshjen me armë në Gjakovë

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për përleshjen me armë në Gjakovë

15:02

Më shumë nga Lajme

  • 12:01Kurti zbulon ofertën e tij më të mirë për Abdixhikun: Konjufca President, LDK-ja zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri
  • 11:56Arrestohet aktivisti i VV-së që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”
  • 11:55Bytyqi: Serbia nuk e njeh Kushteututën, por që edhe VV nuk e njeh nuk e kemi ditë
  • 11:49Kurti: Duhet të merremi vesh për presidentin
  • 11:39Albin Kurti e quan mik Lumir Abdixhikun: Është dashur ta pranojë ofertën time për bashkëqeverisje, se s'i kam premtuar pak