Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dogana zhvillon operacion në Pejë, gjen barna të kontrabanduara

GD
Gazeta Demos24 tetor 2025 në 14:19
Dogana zhvillon operacion në Pejë, gjen barna të kontrabanduara

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë realizuar një operacion kontrolli në qytetin e Pejës, në ambientet e një barnatoreje që ishte nën dyshime për veprimtari të kundërligjshme.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një hapësirë të improvizuar, bunker, ku janë gjetur dhe sekuestruar 468 pako barnash me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës.

“Barnat e gjetura nuk kishin asnjë dokumentacion të origjinës apo të importit ligjor dhe dyshohet se janë futur në vend përmes kanaleve të jashtëligjshme, duke shmangur kontrollet doganore dhe standardet e sigurisë farmaceutike”.

VIDEO

Dogana e Kosovës thotë se ka iniciuar procedurat përkatëse hetimore dhe rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurimin e tregut të brendshëm nga produktet e paligjshme”, thuhet në fund të njoftimit nga Dogana rreth aksionit të sotëm antikontrabandë.

Dogana

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme