Me pankarta si “Ju luftoni për luks, ne për bukën e gojës” dhe “Greva vazhdon deri në garancion me shkrim për të gjithë punëtorët”, ata kërkuan rikthimin nën menaxhimin e QKUK-së dhe kushte më të dinjitetshme pune.

Greva po zhvillohet nga Sindikata e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, të cilët paralajmëruan se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave.