Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Djegia e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje: Shoferi dhe një pasagjer pa lëndime

GD
Gazeta Demos8 prill 2026 në 14:33
Djegia e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje: Shoferi dhe një pasagjer pa lëndime

Një kamion u përfshi nga flakët në aksin rrugor Suharekë-Duhël në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se një qytetare ka kërkuar ndihmën e urgjencës pasi shoferi i kamionit dhe një pasagjer ishin shqetësuar.

“Me datën 08.04.2026, rreth orës 12:25, Policia ka pranuar informatën se një kamion është përfshirë nga zjarri në relacionin Suharekë–Duhel (në autostradë). Radiobaza ka njoftuar Stacionin Policor në Suharekë për të dërguar zjarrfikësit, si dhe një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Për incidentin është informuar edhe njësiti patrullues i autostradës. Lidhur me rastin, një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar”.

Bytyqi tha se zyrtarët policorë e orientuan ekipin e urgjenës drejt vendngjarjes.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 21:58Një javë për presidentin, Kajtazi: Kurti po e çon vendin në “anarki kushtetuese”
  • 21:57Çitaku: 14 net, i njëjti zë, i njëjti qëllim - për lirinë, për historinë!
  • 21:54Shala: Kushti elementar për t’i dalë zot çështjes në Hagë është që Kurti të mos jetë kryeministër
  • 21:53Miratimi i deklaratës kundër aktgjykimit të Speciales, Tahiri: Kurti dhe Gërvalla të veprojnë me urgjencë
  • 21:37Vetura “Audi” përfundon në lum, humbin jetën tre adolshentë