Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dje sërish dështoi konstituimi i Kuvendit, nesër përpjekja e radhës

GD
Gazeta Demos6 korrik 2025 në 08:09
Dje sërish dështoi konstituimi i Kuvendit, nesër përpjekja e radhës

Dje dështoi përpjekja e 42’të për konstituimin e kuvendit. Një përpjekje e tillë do të ndodhë edhe nesër në ora 11:00.

Kështu tha kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, dje pasi komisioni për votim të fshehtë i mori 39 vota.

Mbrëmë vazhdimi i seancës konstituive u mbajt rreth orës 20:00 pas një alarmi të rrejshëm për bombë. Ajo zgjati sërish vetëm pak minuta.

Ky dështim i radhës vjen pavarësisht takimeve të presidentes Vjosa Osmani me partitë parlamentare për të ndihmuar në gjetjen e një rrugëdaljeje dhe paralajmërimeve të saj se do të ketë pasoja juridike nëse nuk bëhet Kuvendi deri më 26 korrik.

Gjykata Kushtetuese e nxori më 26 qershor një aktgjykim i cili i detyron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin, por nuk dha hollësi se çfarë do të ishin pasojat në rast se afati nuk respektohet.

Osmani tha se do t’i drejtohet gjykatës nëse deputetët s’e formojnë institucionin ligjvënës së shpejti.

Seanca e thirrur për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me hapat e tjerë të konstituimit nuk pati sukses, për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë për kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Prej kohësh, partitë më të mëdha, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kundërshtuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosjes që Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë, të zgjidhet në krye të Kuvendit.

Ato e kanë cilësuar Haxhiun si “figurë përçarëse” dhe i kanë kërkuar Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, të vijë me një emër tjetër.

Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje nuk ka hequr dorë, duke thënë se propozimi i emrit të kryetarit është e drejtë ekskluzive e fituesit të zgjedhjeve dhe se Haxhiu është kandidate meritore.

Më shumë nga Lajme

  • 15:39Sadiku: Haxhiu po ushtron tri funksione, kjo është katrahurë institucionale
  • 15:08Sulmi ndaj inspektorit të IPK-së në Rrugën B, ndalohen dy persona
  • 15:00Ndërprerja e seancës, reagon ashpër OVL e UÇK-së: Kosova nuk është pronë e Albin Kurtit dhe as e asnjë partie
  • 14:47Zhvillimet politike, Ardian Gjini thërret konferencë për media në orën 17:00
  • 14:30“I udhëhequr nga doktrina serbe”, Behrami për Kurtin: Durimi po soset, protestat të pashmangshme