Djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Klestor Veseli, ka arritur në Prishtinë pas qëndrimit në Hagë ku ndoqi nga afër shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një prononcim të shkurtër para mediave, ai e përshkruajti ditën e djeshme si kaotike, teksa shprehu besimin e tij për një vendim lirues nga Gjykata e Apelit.




