Familja Begu dhe Brovina kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit të veprimtares, poetes, mjekes Flora Brovina, e cila do të mbahet të premten.
Sipas njoftimit, ceremonia përkujtimore në nder të saj do të nisë në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Më pas, nga ora 11:30 deri në 14:30, do të mbahen homazhe në Hollin e Kuvendit të Kosovës.
Varrimi do të bëhet në orën 16:00, në Varrezat e Qytetit, Dragodan.


