Enis Rama, imam nga Mitrovica, ka bërë të ditur se djali i tij, Abdurrahman Rama, ka përfunduar me sukses studimet universitare në Universitetin Islamik të Medinës.
Abdurrahman Rama ka diplomuar me sukses të shkëlqyeshëm dhe me nderime të klasit të parë në fushën e Kredos Islame (Akides) dhe Studimit Krahasues të Feve, duke dëshmuar nivel të lartë përkushtimi akademik, disiplinë studimore dhe rezultate të dalluara shkencore.
Me këtë rast, Enis Rama ka shprehur urimet e tij më të sinqerta, duke u lutur që Abdurrahman Rama dijen dhe formimin e fituar ta vë në shërbim të komunitetit, shoqërisë dhe vendit, si dhe të ketë sukses në angazhimet e tij akademike dhe profesionale në të ardhmen.
