Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës, Osmani: Kosova flet me zërin e tyre

GD
Gazeta Demos14 prill 2026 në 16:11
Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës, Osmani: Kosova flet me zërin e tyre

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka thënë se çdo 14 prill, zëri i të mbijetuarave bëhet zëri i ndërgjegjes sonë kombëtare dhe thirrje për drejtësi para botës.

Në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës, ajo me anë të një postimi në Facebook tha se zëri i tyre sot dëgjohet në institucione në çdo cep të Republikës dhe në skenën ndërkombëtare.

“Nderojmë mijëra gra dhe burra që i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ata mbajnë në vete dhimbje të thellë, por mbi të gjitha mbajnë forcën që e ka bërë të mundur që e vërteta të dalë në dritë. Zëri i tyre sot dëgjohet në institucionet tona, në çdo cep të Republikës dhe në skenën ndërkombëtare. Ky zë është ngritur përmes fjalëve të tyre, përmes guximit të tyre dhe përmes përkushtimit tonë të përbashkët për drejtësi”.

“Përgjatë mandatit si Presidente, e paraprakisht si Kryetare e Kuvendit e deputete, kam qenë pranë tyre në çdo hap. Nga përkrahja konkrete për iniciativat e tyre, tek përfshirja e drejtpërdrejtë e të mbijetuarave në institucionet tona kur emërova ato si të deleguara të posaqme të Presidentes, kjo kauzë ka marrë vendin që meriton në agjendën shtetërore e ndërkombëtare.

“Së bashku kemi shkuar në Parlamentin Evropian, në Kombet e Bashkuara dhe në forume të tjera ndërkombëtare, që bota ta dëgjojë të vërtetën nga vetë ato që e kanë përjetuar. Përballë përpjekjeve të Serbisë për ta shtrembëruar historinë, e vërteta e Kosovës qëndroi e fortë dhe e qartë”.

Mes tjerash, Osmani theksoi se gjatë luftës në Kosovë, dhuna seksuale u përdor si instrument lufte nga Serbia.

“Ky fakt është i dokumentuar nga dëshmi të panumërta dhe nga vetë zërat e të mbijetuarave që vazhdojnë të flasin me guxim. Kjo e vërtetë kërkon drejtësi dhe përgjegjësi ndërkombëtare.Sot, ne qëndrojmë me të mbijetuarat tona.Me dinjitetin e tyre. Me të vërtetën. Me vendosmërinë tonë që kjo histori të dëgjohet në çdo platformë ndërkombëtare. Kosova flet me zërin e tyre. Dhe drejtësia mund të vonojë, por një ditë do ta dëgjojë këtë zë”, shkroi ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 09:42Dyshohet se dhunuan dy femra, arrestohen dy persona në Kaçanik
  • 09:35Planifikimi i sulmit terrorist dhe "lidhja" e Vlora Hysenit, prokurori i çështjes e demanton Xhemajl Rexhën
  • 09:22Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve
  • 09:19“Drejtësi, jo politikë” – shqiptarët protestuan para OKB-së kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
  • 09:18Afati kushtetues po afron: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa President pas 4 tetorit?