Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dita e fundit e afatit – LVV e PDK ende pa njoftim zyrtar, Elezi: 20 parti njoftuan pjesëmarrjen në zgjedhje, dy formuan koalicion

GD
Gazeta Demos7 maj 2026 në 14:38
Dita e fundit e afatit – LVV e PDK ende pa njoftim zyrtar, Elezi: 20 parti njoftuan pjesëmarrjen në zgjedhje, dy formuan koalicion

Sonte në mesnatë do të përmbyllet afati për partitë politike për të njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje ose mospjesëmarrjen dhe deklarimin e koalicioneve.

Që nga hapja e këtij afati më 1 maj dhe deri në mesditën e ditës së enjte të 7 majit, disa nga partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por jo edhe Lëvizja Vetëvendosje e Partia Demokratike e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Ekonomia Online se deri më tani (e enjte, 7 maj 2026, ora 12:00) KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 20 parti politike, mospjesëmarrje nga 5 parti politike dhe 1 koalicion i përbërë nga 2 parti politike.

“Sot, më 7 maj, në orën 24:00, përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve. Këto obligime vlejnë vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrit të partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës. Deri më tani (e enjte, 7 maj 2026, ora 12:00) KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 20 parti politike, mospjesëmarrje nga 5 parti politike dhe 1 koalicion i përbërë nga 2 parti politike”, tha Elezi.

Sipas Elezit, partitë politike që deri në këtë kohë kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Socialdemokrate; 2. Kosovaki Nevi Romani Partia; 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 5. Srpska Lista; 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi; 7. Lidhja Demokratike e Kosovës; 8. Fjala; 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; 11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi; 14. Nova Demokratska Stranka; 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; 16. Kosovski Savez; 17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane; dhe 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkaq, sipas tij, partitë politike që deri më tani kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Demokratike e Unitetit; 2. Balli Kombëtar i Kosovës; 3. Lëvizja Qytetare Vatra; 4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava dhe 5. Partia e Drejtësisë.

Sipas të dhënave të KQZ-së, 7 ditë nga hapja e afatit për deklarim të koalicioneve, KQZ ka pranuar vetëm njoftimin për formimin e koalicionit nga dy parti boshnjake.

Bëhet fjalë për Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, që kanë paraqitur në KQZ koalicionin me emrin “Koalicija VAKAT”.

Sipas KQZ-së, njoftimi nga partitë politike të regjistruara i pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes në zgjedhje dhe formimi i koalicioneve është një proces tjetër nga aplikimi për certifikim i subjekteve të reja politike dhe dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë.

Sipas Elezit, afati për aplikim për certifikim të subjekteve të reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur), ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 10 maj. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur.

Ndërkaq, po sipas tij, dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë nga subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 12 maj 2026.

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit