Dega e Partisë Demokratike në Lipjan ka njoftuar se së fundmi familja Bytyqi nga fshati Qylag, e cila ishte anëtare e LDK-së, iu ka bashkuar në zgjedhjet e tetorit.

Kryefamiljari Bytyqi dhe familje e tij kanë shprehur mbështetjen e tyre për kandidatin Shukri Buja.

“Mirëmëngjesi, Lipjan! Bekim Bytyqi nga Qylaga, së bashku me familjen e tij, anëtarë të deritanishëm të LDK-së, sot aderuan në radhët e PDK-së dhe ofruan mbështetje të plotë për Kryetarin Shukri Buja. Ky bashkim është dëshmi se vizioni ynë për zhvillimin e Lipjanit po fiton gjithnjë e më shumë përkrahje nga qytetarët e të gjitha fshatrave e lagjeve. Fitorja është e jona!”, thuhet në njoftim.