Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, uron diplomimin e 150 studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Në një postim në Facebook, ai thekson se diplomimi është jo vetëm sukses personal, por edhe një premtim për shoqërinë, duke i inkurajuar të rinjtë të jenë kontribues për një shoqëri më të drejtë dhe të zhvilluar.

Kurti thekson rëndësinë e arsimit dhe mbështetjen e Qeverisë për arsimin e lartë falas dhe bursat për studentët.