Në reagim thuhet se “ky veprim arbitrar dhe i papërgjegjshëm, po rritë çmimet e konsumit të dy milionë qytetarëve të vendit dhe po rrezikon largimin nga puna të se paku 22 mijë punëtorëve, duke goditur rëndë familjet e tyre, ekonominë e brendshme dhe stabilitetin social në vend”.
“Në çdo vend tjetër, një kërcënim i tillë për humbjen e vendeve të punës do të ngjallte alarm të menjëhershëm. Në Kosovë, për fat të keq, institucionet po zgjedhin të heshtin, duke e bërë veten bashkëpërgjegjëse për pasojat e rënda që prite”, thuhet në njoftim.