Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Detaje të reja për rastin e vrasjes së 29 vjeçarit në fshatin Pogragjë të Gjilanit

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 08:48
Detaje të reja për rastin e vrasjes së 29 vjeçarit në fshatin Pogragjë të Gjilanit

Detaje të reja janë siguruar për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar mbeti i vrarë brenda shtëpisë së tij.

Sipas Sinjalit, rreth orës 19:30, Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e Bajram Arifit rreth 29 vjeç.

Sipas dyshimeve fillestare, viktima është qëlluar në njërën prej dhomave të ndejës, ndërsa për vrasjen dyshohet babai i tij, Remzi Arifi, i cili pas ngjarjes është larguar nga shtëpia me veturën e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve, Krim-teknika dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Gjatë ekzaminimit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar disa armë dhe municion, përfshirë:

  • një pushkë Crvena Zastava M48

  • një pushkë gjuetie Shotgun, kalibër 12 GA

  • një pistoletë, kalibri i së cilës ende nuk është përcaktuar

  • 58 fishekë të kalibrit 12 GA

  • 10 fishekë të kalibrit 16 GA

  • 4 gëzhoja të kalibrit 12 GA

Të gjitha janë sekuestruar dhe pritet të përdoren si prova materiale gjatë procedurës së mëtejme.

Pas ngjarjes, Policia ka aktivizuar “Unazën e Çeliktë” dhe ka angazhuar patrulla e njësi të tjera në kërkim të të dyshuarit.

Deri në momentin e raportimit, Remzi Arifi ende ndodhet në arrati.

Rasti po hetohet për “Vrasje të rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

detajerejafshatin

Më shumë nga Lajme

  • 20:24“Nëntori i UÇK-së”, eseja e djalit të Agim Çekut vlerësohet lart nga profesori: E përjetshme mbetet lufta dhe lavdia e UÇK-së
  • 20:04Nufi: Isa Boletini, simbol i qëndresës kombëtare
  • 19:30Pas kthimit nga Vlora, Kurti bën homazhe në Prekaz
  • 19:09Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit në rastin “Kufiri 2”, ku u sekuestruan 136 kilogramë marihuanë
  • 19:08Përplasen dy avionë në aeroportin e Uashingtonit