Incidenti i mëngjesit të të dielës në fshatin Demiraj sipas raporteve të para ka të bëjë me vrasje me mbytje sipas burimeve ku një litar është gjetur në skenën e krimit dhe viktimat ishin mbytur duke i ngufatur siç përflitet.
Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku të dielën u gjetën të vdekur 27-vjeçari Adonis Demiraj dhe vajza e tij tre muajshe. Sipas informacioneve të televizionit Klan Kosova babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçari Brahim Demiri, është arrestuar dhe dyshohet për vrasje të rëndë.
Burime të Klanit bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një litar. Sipas të njëjtave burime, dy viktimat dyshohet se janë ngulfatur, ndërsa në trupat e të ndaluarit dhe të 27-vjeçarit janë vërejtur shenja dhune.
Po ashtu në raportin e televizionit theksohet se viktima 27-vjeçar kishte pasur probleme të dokumentuara me ligjin, përfshirë raste të dhunës në familje dhe posedimit të narkotikëve.
Ndërkohë, mbeten të paqarta rrethanat se si foshnja kishte përfunduar nën kujdesin e babait, pasi nëna e saj dyshohet se e kishte lënë në spital pas lindjes