Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Detaje të reja nga aksioni i sotëm ku u prangos edhe një ish-ministër – Shtatë të arrestuar dhe rreth 20 mijë euro të konfiskuara

GD
Gazeta Demos18 dhjetor 2025 në 22:48
Detaje të reja nga aksioni i sotëm ku u prangos edhe një ish-ministër – Shtatë të arrestuar dhe rreth 20 mijë euro të konfiskuara

Detaje të reja janë bërë publike nga aksioni i zhvilluar sot në Prishtinë kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, i cili është realizuar nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku po raportohet se një ish-ministër edhe një kryetar gjykate janë arrestuar.

Operacioni policor ka të bëjë me dyshime për përfshirje në disa vepra të rënda penale, përfshirë korrupsionin, keqpërdorimin e detyrës zyrtare, dhënien dhe marrjen e ryshfetit, ushtrimin e ndikimit, mashtrimin dhe armëmbajtjen pa leje.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij aksioni janë arrestuar shtatë persona: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi disamujore, përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore.

Të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave, ndërsa me vendim të Prokurorisë Speciale janë ndaluar për 48 orë.

Gjatë bastisjeve dhe kontrolleve janë sekuestruar rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme si dhe pajisje elektronike.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast po vazhdojnë, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, ndërsa priten edhe veprime të tjera hetimore në ditët në vijim.

Njoftimi i plotë:

⚖ Aksioni kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare Prishtinë, 18 Dhjetor 2025 – Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprave penale: korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit mashtrim, armëmbajtje pa leje. Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar : F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike nën udhëheqjen e Prokurorit Special, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi ndër të tjera me masa të veçanta hetimore. Të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave. Me vendim të Prokurorisë Speciale shtatë personat ndalohen për 48 orë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar: – rreth 20 mijë (20.000) euro para të gatshme, – armë, – bizhuteri, – dokumente të ndryshme, -pajisje elektronike. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

prokuroria

Të ngjashme

“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania

“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania

22:55
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgimin ndaj dy të dyshuarve për fajde dhe detyrim

Prokuroria në Prizren kërkon paraburgimin ndaj dy të dyshuarve për fajde dhe detyrim

16:36

Më shumë nga Lajme

  • 15:17Diaspora në Lozanë proteston në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 14:58IKD i kërkon KPK-së të mos cenojë funksionalitetin e Prokurorisë Speciale
  • 14:451.78 milionë euro për zjarrfikësit, tri komuna pajisen me automjete të reja
  • 14:20Arrestimi i Vlora Hysenit dhe roli i SPAK, Rama për median gjermane: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit
  • 14:15Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet