Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Detaje nga aksidenti i autobusit nga Kosova në Gjermani

GD
Gazeta Demos20 gusht 2025 në 09:30
Detaje nga aksidenti i autobusit nga Kosova në Gjermani

Pak minuta pas mesnatës, një aksident i rëndë trafiku raportohet të këtë ndodhur në autostradën A8 pranë Irschenbergut në Gjermani.

Siç raportojnë mediat në Gjermani, rreth orës 0.05 të mëngjesit, një autobus me 50 pasagjerë goditi një rimorkio kamioni të ngarkuar me perime. Kamioni, i drejtuar nga një shtetas polak 46-vjeçar, po udhëtonte për në Munih kur shoferi i autobusit nga Kosova, një shtetas slloven 49-vjeç, me sa duket nuk e pa me kohë rimorkion.

“Rosenheim24” raporton se autobusi, i mbushur me udhëtarë nga Kosova, u përplas me pjesën e pasme të rimorkios pavarësisht manovrave të shmangies. Pjesa e përparme e autobusit ngeci në kamion dhe u dëmtua rëndë. Rimorkioja u dëmtua gjithashtu rëndë.

Ndërkaq “radio-charivari.de”, duke u thirrur në njoftimin e policisë, thotë se autobusi nga Kosova goditi një rimorkio kamioni të ngarkuar me perime.

“Shoferi 49-vjeçar i autobusit me sa duket e pa rimorkion shumë vonë dhe u përplas në pjesën e pasme të tij. Dy persona të plagosur u shtruan në spital, katër të tjerë u dërguan në klinika për vlerësim”.

“Rosenheim24”, duke u thirrur në njoftimin e policisë, thotë se 30 persona u plagosën në aksident.

Raportohet se shërbimi i shpëtimit ngriti një pikë grumbullimi në stacionin e zjarrfikësve të Irschenberg, dhe një helikopter shpëtimi ishte gjithashtu në përdorim.

Autostrada në drejtim të Munihut mbeti plotësisht e mbyllur për rreth dy orë.

Autobusi dhe kamioni pësuan dëme prej rreth 150,000 eurosh. Një autobus zëvendësues i transportoi pasagjerët e padëmtuar. /Klankosova.tv

aksident

Të ngjashme

E rëndë: Këta janë tre mërgimtarët që vdiqën tragjikisht në një aksident në Gjermani

E rëndë: Këta janë tre mërgimtarët që vdiqën tragjikisht në një aksident në Gjermani

15:58
Aksident në Korenicë të Gjakovës: Nëntë të lënduar, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit

Aksident në Korenicë të Gjakovës: Nëntë të lënduar, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit

14:09
Aksident në aksin Gjilan-Koretishtë, katër persona të lënduar

Aksident në aksin Gjilan-Koretishtë, katër persona të lënduar

09:21
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjilan, një person përfundon në spital

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjilan, një person përfundon në spital

22:25

Më shumë nga Lajme

  • 09:23Vdes në QKUK personi që u plagos dje në Graçanicë
  • 09:03Fluksi i shtuar lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, në 12 orë regjistrohen mbi 41 mijë hyrje
  • 09:02OVL-UÇK paralajmëron padi penale ndaj Muratit, kërkon zbatimin e vendimit për pensionet e dyfishta
  • 08:44Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, jemi në anarki
  • 08:35Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës