Gazmend Bleta, ka qenë dëshmitari kryesor në rastin e Agon Zejnullahut, në momentin që ai arrestohet nga policët dhe në më pak se 2 minuta, i njëjti ndërron jetë, shkruan GazetaDemos.
Bleta në një intervistë për VOX Kosova ka treguar më shumë detaje rreth natës kritike, ai u shpreh se Agoni nuk ishte në gjendje të mirë para arrestimit nga policët.
“Unë jam kanë me “Golf 7”, ai I bardhi që shihet në video ka qenë i imi, kam qenë kalimtar i rastit dhe kur kam arritë tek vendi i ngjarjes, e kam vërjetur Agonnin tek një veturë në anën tjetër, e tipit “Tiguan”, dhe e kam ndalë veturën për me dalë me i ndihmu dhe me kqyrë se çka është puna, aty ishte një grua dhe një djalë, at adonin me largu prej veturës, ai donte me iu hy në veturë, iu thoshte “Llemëni t ëhy, më çoni në shtëpi”, dhe i thashë atij leje se s’çenka mirë kështu, kam mendu që ka pirë ose q janë rrah, e mora dhe e largova, kemi qëndru në mes të rrugës diku as një minutë, dhe e pyesja, çka ki Agon, çka ke pi, ai thoshte që s;është mirë dhe që s’ka fuqi, s’ishte vetvetja, ishte i dërrmu, edhe e kam marrë e kam çu tek golfi im në anën tjetër të rrugës, ia hapa derën e pasagjerit, dhe isha duke folur me të, duke i thënë, eja të çoi në shtëpi ose tëk doktori se s’qenke mirë, dhe thoshte janë duke më ndjekë disa njerëz për me më rrah, jam mundu me futë në kerr, porrrinte vetëm tek dera, dhe nuk hyri brenda në veturë, vetëm thoshte me lënë të qetë, problemin ishte që kur të ndalen veturat, me vrapu dhe me iu hy brenda, që domethënë me qenë vetë, ose kur e shihte ndonje kalimtar të rastit, donte vetëm me shty, sepse mendonte që ai po e kap, po e nxen Agonin kështu”, u shpreh Bleta.