Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar dëgjimi i dëshmitarit, Edmond Nulleshi në rastin ku ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Dëshmitari Edmond Nulleshi po dëshmon në cilësinë e këshilltarit të drejtorit ekzekutiv të shërbimeve të KEK-ut, gjatë vitit 2022 dhe vitit 2023.
Ai tha para trupit gjykues, tha se detyrat e tij kanë qenë mbikëqyrja dhe menaxhimi i njësive të këtij divizioni.
Gjatë periudhës së ka qenë ai i angazhuar, i pyetur nga prokurori special Dren Paca, dëshmitari ka treguar se si është zhvilluar procesi i tregtimit të energjisë elektrike.
Me tej, ai gjatë dëshmisë së tij tregoi se në kohën kur kishte marrë detyrën, këto kontrata ishin të nënshkruar. Por që më pas kishte kuptuar se KEK nuk kishte kërkuar licencim nga ZRRE për t’i përfshirë këto palë në proces të tregtimit.
“Në ndërkohë pasi u paraqit kjo çështje e licencimit, kam kuptuar që nga periudha kur kishte filluar periudha e ankandeve, KEK nuk kërkonte licencim nga ZRRE për t’i përshirë këto palë në proces të tregtimit. Pastaj kam kuptuar për më tepër, që edhe palët tjerë që tregtonin në Kosovë, duke përfshirë KESCO, KEDS, të cilët e bënin shumicën e tregtimit në Kosovë, as këto kompani nuk kërkonin licenca nga ZRRE për tregtim”, tha ai.
Dëshmitari Edmond Nulleshi tha se baza ligjore për licencim ka ekzistuar edhe më herët.
Gjatë seancës së sotme, ai tha se “në bazë të rregulltave KEK e njoftonte ZRRE-n me shkrim me informata rreth procesit të tregtimeve që ishte duke zhvilluar”. Ai tha se ka pasur shkresa e komunikime me ZRRE-në.
Prokurori special e ka pyetur dëshmitarin se kush i përgatiste këto interpretime nga ana e KEK-ut., për çka tha se kishte kërkuar sqarime nga ana e zyrës së tarifave dhe zyrës ligjore brenda korporatës.
