Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deputeti i PDK-së: Kosova nuk ka rezerva të mjaftueshme të naftës

GD
Gazeta Demos23 mars 2026 në 17:45
Deputeti i PDK-së: Kosova nuk ka rezerva të mjaftueshme të naftës

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka ngritur shqetësime për mungesën e rezervave strategjike të naftës në vend, duke theksuar se Kosova nuk i përmbush standardet ndërkombëtare të sigurisë energjetike, të cilat parashohin rezerva për të paktën 90 ditë.

Shala përmes një postimi në facebook theksoi se niveli aktual i rezervave është i pamjaftueshëm dhe paraqet rrezik serioz në rast të një krize të furnizimit, duke thënë se Kosova nuk ka rezerva të mjaftueshme të naftës

Deputeti ka theksuar se, ndonëse Kuvendi ka ndarë rreth 28.5 milionë euro që nga viti 2023 për rezervat shtetërore, nuk evidentohet furnizim i qëndrueshëm me naftë.

Postimi i plotë:

KOSOVA NUK KA REZERVA TË MJAFTUESHME TË NAFTËS

Sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë energjetike, çdo shtet duhet të mbajë rezerva strategjike të naftës për minimum 90 ditë.

Ky është një standard i vendosur nga organizatat relevante ndërkombëtare dhe i zbatuar në të gjitha ekonomitë serioze.

Ndërkohë, realiteti në Kosovë është shqetësues.

Nga ndarjet buxhetore dhe nga shkalla e realizimit (shpenzimit buxhetor), rezulton një nivel shqetësues i rezervës shtetërore të naftës në Kosovë (nëse marrim për bazë shkallën e konsumit ditor dhe rezervat ekzistuese të vendit).

Rezervat aktuale nuk mbulojnë as përafërsisht nevojat në rast krize, ndërsa kriza e furnizimit është shumë afër.

Kjo do të thotë se vendi ynë operon me kapacitete të pamjaftueshme sipas standardeve të kërkuara ndërkombëtare.

Ndërkohë që:

– Kuvendi ka ndarë 28.5 milionë euro për rezervat shtetërore të gjithëmbarshme që nga viti 2023;

– Nuk evidentohet furnizim real dhe i qëndrueshëm me naftë;

– Në sistemin e prokurimit publik mungojnë procese të qarta për blerje strategjike;

– Një pjesë e fondeve të rezervës shtetërore është përfshirë në afera që kanë përfunduar me aktakuza.

Nga këto politika qeverisëse, Kosova mbetet praktikisht pa mbrojtje energjetike.

Rritja e çmimeve të naftës kohët e fundit është paralajmërim i pasigurisë energjetike.

Kjo situatë nuk është vetëm dështim, është neglizhencë me pasoja serioze shtetërore.

Ndërkohë që bizneset monitorohen dhe ndëshkohen, institucionet përgjegjëse kanë dështuar të përmbushin një nga detyrimet më bazike të shtetit: garantimin e rezervave strategjike për qytetarët dhe ekonominë.

Pyetjet që kërkojnë përgjigje urgjente:

Ku kanë përfunduar 28.5 milionë euro të ndara për rezerva shtetërore?

Sa përqind e këtij fondi është shpenzuar?

Pse Kosova ka vetëm minimumin e nevojshëm të rezervave?

Rezervat nuk janë luks, janë detyrim shtetëror!

nafta

Të ngjashme

Lirohet nafta në Kosovë

Lirohet nafta në Kosovë

09:19
Shtrenjtohet sërish nafta, MINT publikon çmimet: Kaq kushton sot një litër

Shtrenjtohet sërish nafta, MINT publikon çmimet: Kaq kushton sot një litër

09:13

Më shumë nga Lajme

  • 12:44Çitaku i reagon Kurtit: Albin, mjaft – konstituoje Kuvendin dhe lëre Kosovën të ecë përpara
  • 12:44Ndërprerja e seancës, Gjini: Ky është kulmi i paftyrësisë
  • 12:42IKD: Ndërprerja e seancës cenon Kushtetutën, s’arsyetohet me mungesën e marrëveshjes
  • 12:41A lejohet shtyrja e seancës konstituive? Tregon ish-gjyqtari i Kushtetueses
  • 12:40KRU Prishtina njofton se sot do të ketë intervenime në shtatë rrugë të kryeqytetit