Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deputeti i LDK-së: Nuk kemi votë për LVV-në, as për Kuvend e as për Qeveri

GD
Gazeta Demos15 gusht 2025 në 12:34
Deputeti i LDK-së: Nuk kemi votë për LVV-në, as për Kuvend e as për Qeveri

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në një intervistë për rtv21 ka thënë se partitë politike parlamentare duhet ta respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Deputeti Zogaj i është bashkangjitur edhe thirrjeve të ndërkombëtarëve që të mos i bëhet presion Gjykatës Kushtetuese dhe të mos akuzohet gjyqtarët e saj. Sipas tij, LDK-ja nuk ka votë për LVV-në as për zgjedhjen e kryetarin të Kuvendit dhe as për formimin e Qeverise së re.

“Ne e kemi qëndrimin tonë të qartë nuk do të ketë votë të LDK-së për LVV-në, por as nuk jemi përngesë. Do të marrim pjesë në votim për kryetarin e Kuvendit dhe do të votojmë kundër. Ne po e ftojmë LVV-në por edhe partitë tjera politike që të hynë në marrëveshje politike në çoftë se keni interes dhe ecim tutje. LDK-ja ka pozicionin e saj politik. Ka një hendet të madh midis LDK-së dhe VV-së. Kemi pas një përvojë të hidhur në mandatin e kaluar dhe mendojmë se LVV-ja ka bërë një keqqeverisje në katër vitet e fundit dhe ne nuk mund të bëhemi bashkë me ta”.

Zogaj, thotë se ka mundësi që Kuvendi të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, nëse sipas tij, LVV-ja arrin marrëveshje politike me ndonjë subjekt politik parlamentar.

“Kryetari i Kuvendit duhet t’i ketë së paku 61 vota. Pa 61 vota është problem që të ulët në karrigen e Kuvendit. Problemi aktual është se LVV-ja ka rrënuar aurat e bashkëpunimit. Ata sot kanë problem që të bashkëpunojnë me partitë e tjera politike”.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 00:45Enver Hasani thotë se zgjedhja e Justina Pulës është e rregullt
  • 00:45Hamza pas përfundimit të seancës: Ditë e dobishme për Kosovën
  • 00:33Bekim Sejdiu reagon pas zgjedhjes së presidentës
  • 00:29Zgjedhja e Justinës presidente, vjen reagimi i parë nga AAK
  • 00:29Reagon Hykmete Bajrami: Ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje