Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deputetët e tij agresiv me ambasadorët, Kurti me fjalë të përzgjedhura për Orav-in e BE-së, në takim lamtumirës

GD
Gazeta Demos16 mars 2026 në 17:43
Deputetët e tij agresiv me ambasadorët, Kurti me fjalë të përzgjedhura për Orav-in e BE-së, në takim lamtumirës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar për të fundit herë me Ambasadorin e Bashkimit Europian, në Kosovë, Alvo Orav, i cili e ka përfunduar mandatin e tij.

Ndonëse, deputetët e tij, që nga Adnan Rrustemi, Egzon Azemi e të tjerë, kanë qenë agresiv ndaj ambasadorëve të vendeve mike në Kosovë, duke i barazuar ata edhe me “shkatërrues të institucioneve tona”, Kurti ka zgjedhur fjalët më të mira për të përshkuar ambasadorin e BE-së, në Kosovë.

Lexojeni të plotë shkrimin lamtumirës të Kurtit, për Orav:

Ka qenë një kënaqësi e posaçme të kemi për Shef të Misionit të BE-së në Kosovë dhe Përfaqësues Special të BE-së për Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav.

Për 18 muaj, me dije e integritet, me urtësi mendjeje dhe qetësi karakteri, ambasadori Orav e solli Bashkimin Evropian më afër Kosovës dhe Kosovën më afër Bashkimit Evropian. Nga Raportet e Progresit te fondet e IPA-s dhe nga heqja e masave të padrejta ndëshkuese te Plani i Rritjes, ai u bë zëri i Kosovës në Bruksel dhe zëri i Brukselit në Kosovë.

Si përfaqësues i një vendi me përvoja të ngjashme, Ambasadori Orav e njeh mirë Kosovën, ashtu siç është: të rreshtuar krah vlerave të BE-së, të linjëzuar me politikën e saj të jashtme dhe të investuar në të ardhmen e përbashkët. Prandaj kuptoheshim shpejt e lehtë dhe takimet me të ishin gjithmonë të frytshme.

Kosovën e trajtoi jo thjesht si partnere për reformat brenda vendit, por si partnere për një Evropë më të fortë në Ballkanin Perëndimor. Mbase janë ngjashmëritë tona ato që na kujtojnë se uniteti i kontinentit tonë është thelbësor për sigurinë, demokracinë dhe prosperitetin.

Ambasadori Orav po largohet si diplomat, por do mbetet pëherë një mik i vërtetë i Kosovës të cilin e mirëpresim çdoherë.

Faleminderit, Ambasador Orav.

Përmes qasjes, punës dhe kontributit tuaj, ne pamë një Bashkim Evropian më të mirë. Tashmë keni vendosur një standard të ri për pasardhësit tuaj, me të cilin do të maten, nga shembulli që keni lënë.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 10:04Kosova drejt plakjes së popullsisë, Behrami paralajmëron pasoja për ekonominë dhe sistemin shëndetësor
  • 10:03Sogojeva: Numri i turistëve në Kosovë rritet çdo vit, duhet të themelohet Agjencia Kombëtare e Turizmit
  • 09:34Maqedonasi i shkon në shtëpi gruas në Podujevë, ia kanos babain
  • 09:21MINT publikon çmimet: Kaq kushton litri i naftës sot
  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona