Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dënohet me 4 vjet e 6 muaj burgim personi që tentoi ta vras një tjetër për pronë në Gjakovë

GD
Gazeta Demos1 dhjetor 2025 në 11:04
Dënohet me 4 vjet e 6 muaj burgim personi që tentoi ta vras një tjetër për pronë në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Pal Berisha, me dënim prej katër vjet e gjashtë muaj, për tentim vrasje të Gj.B. në rrugën “Diaspora” në Brekoc të Gjakovës, më 20 dhjetor të vitit 2024.

Në njoftimin e lëshuar nga Gjykata, i dyshuari akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Gjykata theksoi se i akuzuari e kishte gjuajtur me armë viktimën për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore të vazhdueshme.

“Trupi gjykues, i kryesuar nga kryetari Drilon Haraçia, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, shpalli aktgjykimin me të cilin i pandehuri u shpall fajtor dhe ndaj tij u shqiptua dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vjet e gjashtë (6) muaj”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e plagëve që kishte marrë viktima, ishte detyruar që t’i nënshtrohet menjëherë një operimi.

“I pandehuri akuzohet se më datë 20 dhjetor 2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Diaspora” në Brekoc – Gjakovë, i pandehuri, pas një mosmarrëveshjeje pronësore të vazhdueshme, ka tentuar me dashje ta privojë nga jeta të dëmtuarin Gj.B. Gjatë një bisede pranë rrethojës së oborrit, pas një fjalosjeje, i pandehuri ka nxjerrë pistoletën dhe ndërsa i dëmtuari po largohej me vrap, ka shtënë nga një distancë rreth 3 metrash, duke e goditur në pjesën e poshtme të shpinës. Si pasojë, i dëmtuari ka pësuar lëndime të rënda dhe të rrezikshme për jetën, për të cilat ka qenë i nevojshëm operimi”, theksohet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Më shumë nga Lajme

  • 19:56“Ende s’kemi pa asgjë çka kemi me pa”, çka po paralajmëron Abazi?
  • 19:47Spitali i Gjakovës deklarohet për gjendjen e pacientit që u soll i plagosur me armë zjarri
  • 19:27Deri në orën 18:00 u regjistruan 15 zjarre në Maqedoni, gjashtë ende janë aktive
  • 19:15Sveçla: Përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë gradualisht Policisë së Kosovës
  • 19:13Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit