Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deliu-Kodra: Asnjë deputet i PDK s’tha se ka pasur përpjekje nga VV për të marrë votën e tyre

GD
Gazeta Demos25 tetor 2025 në 18:12
Deliu-Kodra: Asnjë deputet i PDK s’tha se ka pasur përpjekje nga VV për të marrë votën e tyre

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se si subjekt politik vazhdojnë të mbesin me të njëjtin qëndrim që e kanë pasur prej disa kohësh, se nuk kanë vota për Qeverinë Kurti 3 të dielën.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ajo ka sqaruar se PDK-ja ka vizione dhe qëndrime krejtësisht të ndryshme nga ato të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket qeverisjes së Kosovës dhe vizionit për vendin.

Deliu-Kodra u shpreh se PDK-ja dhe anëtarët e saj nuk kanë arrogancë siç kanë liderët e LVV-së.

“Nuk pres asnjë deputet që ka marrë besim prej votuesve të Partisë Demokratike të Kosovës, prej qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e fundit, që do të ketë nesër votë për Qeverinë Kurti 3. Tashmë është një odisejadë e zhvillimeve prej shkurtit, ku ne kemi lexuar lajme dhe se ka zhvillime të përhershme që ka përpjekje për të siguruar votën e një deputeti andej e një deputeti këndej. Në të kaluarën, zoti Kurti i quante të njëjtat pazare”.

“Unë çka mund të them me përgjegjësi të plotë nga takimet e fundit që i kemi mbajtur, edhe prej takimit të sotëm, është se absolutisht jemi shumë kompakt. Qëndrimi i PDK-së është se na ndajnë shumë çështje ideologjike në mënyrën se si ne e shohim të ardhmen e Kosovës, zhvillimin ekonomik, perspektivën e qytetarëve të Kosovës, arrogancën tepër të madhe që të njëjtit e kanë, mënyrën se si ata duan të imponojnë qëndrimet në një shtet demokratik, mënyrën se si ata sillen me gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës Supreme, me gazetarët, me shoqërinë civile, me partitë opozitare dhe me sindikalistët. Pra, kjo nuk është mënyra se si një subjekt politik që synon ta qeverisë Kosovën mund të bëjë marrëveshje me PDK-në”, ka thënë Deliu-Kodra.

Po ashtu, ajo ka thënë se nuk ka informacione që kryetari i LVV-së, Albin Kurti, apo edhe ndonjë anëtar i kësaj partie politike, të ketë kontaktuar ndonjë deputet të PDK-së për t’i kërkuar votën.

“Nuk ka pasur informacione, që të jem shumë e sinqertë. Unë nuk kam dëgjuar në takimet që kemi pasur, dhe asnjë përfaqësues i yni nuk ka thënë që ka pasur përpjekje. Jam e bindur se vetë zoti Kurti e di se me kë mund të dialogojë dhe me kë mund të bisedojë. Unë jam e bindur se ai e di që nuk e ka derën e hapur për të trokitur dhe për të marrë mbështetjen e PDK-së në seancën e nesërme për të votuar një Qeveri Kurti 3”, tha deputetja.

Deliu-Kodra tha se në fund duhet të shihet “keqqeverisja” që ka pasur LVV gjatë ekzekutivit të fundit. E njëjta tregoi se Kurti me subjektin e tij e varfëruan Kosovën dhe e vendosën nën masa nga BE-ja.

Më shumë nga Lajme

  • 22:08“Opozita” kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale”
  • 21:56Plagoset me armë zjarri një person në Banjë të Istogut, policia jep detaje
  • 21:41Mehmeti alarmon: Sonte s’kemi shtet, nëse sulmohet Kosova s’ka kush i jep urdhër FSK-së
  • 21:37Daka: Seanca e nesërme është jo-kushtetuese, sepse kalon afati për konstituim
  • 21:31Ramadani i AAK-së i reagon Hotit; Po prisni në rend secili për t’u bërë hor