Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deliu-Kodra: Afati kushtetues ka përfunduar, do t’i shqyrtojmë mundësitë për dërgimin e çështjes në Kushtetuese

GD
Gazeta Demos8 gusht 2026 në 10:50
Deliu-Kodra: Afati kushtetues ka përfunduar, do t’i shqyrtojmë mundësitë për dërgimin e çështjes në Kushtetuese

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka folur para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke komentuar pretendimet se nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme nuk janë procesuar.

E pyetur nëse kishte informacione nëse nënshkrimet ishin procesuar gjatë mbrëmjes, pas deklaratës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, se ato nuk ishin protokolluar, Deliu tha se nuk kishte informacione të tilla.

“Nuk kam informacione. Ne kemi qenë deri në orën 12:00 të natës, kemi pritë nëse pjeken kushtet për me mbajtë seanca, po e keni pa që dyert e seancës plenare kanë qenë të mbyllura dhe kushtimisht ka qenë e pamundur që të zhvillohen punimet e seancës dhe përpjekjet tona kanë qenë të pakuptimta. Faleminderit!”, deklaroi Deliu.

Duke komentuar përfundimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe mundësinë që çështja të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, Deliu tha se PDK-ja nuk e ka përjashtuar një veprim të tillë.

Ajo tha se të gjitha mundësitë do të shqyrtohen, ndërsa argumentoi se, sipas saj, pas përfundimit të afatit kushtetues, situata paraqet shkelje të Kushtetutës.

“Ne asaj që ne kemi qenë mbrëmë në hollin e Kuvendit kur kryetari i partisë, zoti Hamza, është deklaruar në lidhje me zhvillimet, nëse Partia Demokratike e Kosovës do ta çojë lëndën në Gjykatë Kushtetuese ose jo, të gjitha mundësitë do të jenë të hapura. Ne do t’i shqyrtojmë modalitetet sepse e thamë që meqë dje ka përfunduar edhe afati kushtetues, kjo shihet qartazi që është shkelje e Kushtetutës, paçka se s’ka sankcione dhe duket që partia që ka marrë numrin më të madh të mandateve po e shfrytëzon këtë hendek meqë nuk ka… Kushtetuta s’flet për sankcione në rast se nuk respektohet kjo… aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha Deliu.

Ajo shtoi se PDK-ja do t’i shqyrtojë të gjitha mënyrat e mundshme për të vepruar, duke kundërshtuar atë që e cilësoi si shndërrim të institucioneve në veprime “anarkike”.

“Ne do t’i shohim të gjitha modalitetet, por nuk do të lejojmë që institucionet e vendit të shndërrohen në veprime të cilat janë veprime anarkike e të cilat ne i kemi pa edhe më herët. Pra nuk është asgjë e re që Vetëvendosja është shkelës e Kushtetutës sepse në mënyrë sistematike e ka bërë një gjë të tillë tash e sa kohë”, shtoi Deliu. EO

kushtetuesmundësitëkushtetuese

Të ngjashme

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

21:20
Gjini: Kosova po shkon në zgjedhje për shkak të fajit të Albin Kurtit

Gjini: Kosova po shkon në zgjedhje për shkak të fajit të Albin Kurtit

16:10
Pse zgjedhja e Qeverisë më 13 shtator nuk u shpall antikushtetuese?

Pse zgjedhja e Qeverisë më 13 shtator nuk u shpall antikushtetuese?

15:53
Urdhëron Gjykata Kushtetuese: Deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin nga PDK

Urdhëron Gjykata Kushtetuese: Deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin nga PDK

15:06

Më shumë nga Lajme

  • 13:06Tre policët e Podujevës nderohen me medalje për shpëtimin e jetës
  • 12:38Lushtaku për Specialen: S’kam frikë nga një aktakuzë e re ose nga arrestimi
  • 12:38Haxhiu për vendimin e Kushtetueses: Nesër pas Kryesisë do të flasim për media
  • 12:15Sveçla: Fitorja në veri u arrit falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe qindra policëve të tjerë
  • 12:07Vendoset gurthemeli i obeliskut të Heroit, Afrim Bunjaku